Fitorja e Romës kundër Milanit, Kapelo i thur elozhe De Rosit: Më pëlqen pragmatizmi, është shumë i zgjuar taktikisht

by admin
Spread the love

Roma arriti të mposhte Milanin në “San Siro” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës. Falë kësaj arritje nuk kanë munguar edhe elozhet për Daniele De Rosin. Fabio Kapelo theksoi se tek ai vlerëson pragmatizmin ndërsa shtoi se është shumë i zgjuar taktikisht.

“Një karakteristikë që më pëlqen te De Rosi është pragmatizmi. Ai është shumë i zgjuar taktikisht si dhe studion shumë. Milanin për shembull e kishte studiuar në detaje. De Rosi ishte shumë i zoti që në momentin kur mori skuadrën të risillte besimin, përfshiu të gjithë lojtarët dhe kështu u shndërrua në një personazh të dashur nga të gjithë. Duhet ta them se ishte me fat që pati disa ndeshje të lehta në fillim, por falë atyre rezultateve ndërtoi forcën e grupit dhe u bë një lider i vërtetë”, u shpreh Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

You may also like