Fitorja e radhës e Trump, “trembet” Biden – Shqip

by admin
Spread the love

Donald Trump arriti një tjetër fitore në garën republikane të kandidadit për president, atë në në New Hampshire, përballë rivales Nikki Haley. Tashmë, kjo fitore duket se ka vulosur dominimin e Trumpit brenda kampit republikan, që do të thotë se ai po rend i sigurt drejt rikandidimit për Shtëpinë e Bardha, për ta rifituar Presidencën e humbur katër vite më parë, një humbje të cilën ai kurrë s’e ka pranuar.

Ky zhvillim ka nxitur dhe reagimin e presidentit aktual Joe Biden.

Sipas tij, me këtë zhvillim, risqet janë jashtëzakonisht të larta për të ardhmen e SHBA.

“Tani është e qartë se Donald Trump do të jetë kandidati republikan. Dhe mesazhi im për vendin është se risqet nuk mund të jenë më të larta, te  demokracia jonë, liritë tona personale, ekonomia jonë…”, theksoi Biden. Ndërkohë, edhe ky i fundit synon ta vijojë Presidencën amerikane, paçka moshës së thyer.

Gjithsesi, as njëri as tjetri nuk kanë asgjë impresionuese në personalitetin e tyre politik e shtetar. /tesheshi.com/

You may also like