Fitore e sigurt e ekipit Denver – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore të vendasve dhe një të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA Skuadra e Denver rrugëton fuqishëm në kë kampionat meqë sot shënoi fitoren e shtatë radhazi. Në ndeshjen e sotme mundi Portland me rezultat 122-113. Nikolla Jokiq realizoi një “triple double” me 36 pikë, 12 kërcime e 10 asist).

Philadelphia brenda 48 orësh në Los Anxhelos shënoi dy fitore, sot mundi Clippersin me rezultat 120-110. Joel Embiid sërish ishte më efikas me 41 pikë.

Fitore para publikut vendas ka shënuar edhe Milwaukee, që mundi Toronton 130-122 . Më efikas ishte Jrue Holiday me 37 pikë. Befasia e sotme është San Antonio, që mposhti Brooklyn-in me rezultat 106-98. Keldon Johnson realizoi 36 pikë.

Rezultatet e sotme

Milwaukee – Toronto, 130-122

San Antonio – Brooklyn, 106-98

Denver – Portland, 122-113

Clippers – Philadelphia, 110-120

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like