Fitore e rëndë ndaj surprizës së La Liga, Atletiko përforcon pozitat në zonën Champions

by admin
Spread the love

Atletiko Madrid ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt konfirmimit në katërshen e parë të La Liga, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. E ka bërë këtë duke mundur pikërisht skuadrën që ka më lart në renditje, Zhironën, e cila deri pak javë më parë luftonte për titull.

Kjo e fundit ka filluar të rrëshqasë pak nga pak në renditje, duke mos arritur të rikonfirmohet përsëri si pretendente, edhe pse vendi i tretë në klasifikim gjithsesi vlerësohet si shumë i mirë. Në fakt, në transfertën e sotme në Madrid, Zhirona kaloi e para në avantazh me anë të Dovbyk që në minutën e katërt të ndeshjes.

Por një penallti e Grizman barazoi rezultatin dhe më pas Korrea shënoi golin e avantazhit 2-1 para se të mbyllej pjesa e parë. Përsëri Grizman në pjesën e dytë ishte ai i cili shënoi golin që vulosi fitoren 3-1 për skuadrën e tij, që trashmë ka 5 pikë avantazh ndaj Atletiko Bilbaos të vendit të pestë.

PËRMBLEDHJA E NDESHJES (VIDEO)

saddsdsasdadsasdadsa

PANORAMASPORT.AL

You may also like