“Fitoi pa derdhur djersë”, Hamilton komenton suksesin e Verstappen: Ka luksin të relaksohet në pistë

by admin
Spread the love

Lewis Hamilton mbylli të dytin sezon me radhë pa regjistruar qoftë edhe një fitore në Formula 1.

Megjithatë, sezoni i fundit tregoi një përmirësim të Mercedesit, me shpresën se në vitin e ardhshëm, skuderia gjermane dhe britaniku do të rikthehen të konkurrojnë me RedBullin e Max Verstappen.

Në një intervistë të fundit për BBC, Hamilton komentoi mbi suksesin dhe dominimin e holandezit në sezonin që u mbyll. 38-vjeçari theksoi se Verstappen ishte në një pozitë mjaft të favorshme falë makinës që funksiononte në perfeksion. Madje, sipas Hamilton, piloti i RedBull fitoi duke garuar i qetë dhe pa derdhur djersë.

“Mjafton të shohësh pak kohët e vendosura në gara të ndryshme, aq mjafton për të kuptuar se Verstappen garon i relaksuar në krye të çdo xhiroje. Mendoj se gjatë sezonit që lamë pas ai as nuk ka djersitur. Edhe në një rast që ishim pranë tij, sërish besoj se nuk i kemi shkaktuar probleme. Ishte mjaftueshëm i shpejtë për ta menaxhuar atë situatë. Kur je në atë pozicion dhe me makinën që funksionon në perfeksion, atëherë edhe mund të relaksohesh.

Në një situatë të tillë, edhe gomat zgjasin më shumë, gjithçka ecën mbarë. Është shumë bukur të jesh në atë pozicion. Megjithatë, unë e pranoj se RedBulli dhe Verstappen kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe se e meritojnë suksesin”, u shpreh Hamilton./ Shqip


Top Channel

You may also like