FISHË TEKNIKE – Centrali bërthamor i Zaporizhias

by admin
Spread the love



ROMË, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Centrali bërthamor Zaporizhia, që u godit nga një sulm rus, ndodhet në jug të Ukrainës, në Energodar.

  • Ai është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë.
  • Në pronësi të kompanisë kombëtare të Ukrainës, Energoatom, që menaxhon prodhimin e energjisë bërthamore në vend, ai është një nga katër centralet bërthamore aktivë në vend.
  • Prodhimi i tij është i aftë të arrijë në 42 miliardë kWh, e barabartë me rreth 40% të energjisë elektrike të prodhuar nga të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës dhe me një të pestën e prodhimit vjetor të energjisë elektrike në Ukrainë.
  • Funksional që nga viti 1984, uzina zë një sipërfaqe prej 104,7 hektarë në brigjet e rezervuarit të Kakhovka, në stepë.
  • Është i përbërë nga gjashtë reaktorë të ujit nën presion dhe është ndërtuar gjatë periudhës 1984-95, me një kapacitet elektrik bruto prej 1,000 MW secili dhe i projektuar për të qenë funksional për 30 vjet.
  • Midis 2019 dhe 2021, katër nga gjashtë reaktorët pësuan një ndalesë të planifikuar të aktivitetit për të lejuar kalimin te furnizuesi i ri i karburantit bërthamor, kompania amerikane Westinghouse.
  • Njësia 5 e centralit bërthamor është rilidhur me Sistemin e Bashkuar Energjetik të Ukrainës, pas një ndërprerjeje të planifikuar në 2019.
  • Po kështu edhe njësitë 1, 3 dhe 4 janë rilidhur në rrjet./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakManja në takimin përmbyllës të fushatës: Dibra do votojë për Rrahim Spahiun
Artikulli tjetërCelibashi: Çdo tentativë për shitblerje vote do ketë pasoja


You may also like