Firmoset marrëveshja për “Open Balkan”, zbulohen 5 objektivat e memorandumit mes tre vendeve

by admin
Spread the love

Zyrtarizohet duke nënshkruar dokumenta nisma e Ramës, Zahevit dhe Vuçiçit për “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Siç është bërë me dije disa ditë më parë nga ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ky memorandum parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve, tregtimin e mallrave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

“Autoritetet doganore të Palëve bashkëpunojnë, në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje.

Objektivat e Memorandumit:

1. Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.
2. Thjeshtimi i procedurave në lidhje me importet, eksportet dhe lëvizjen e mallrave.
3. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.
4. Promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.
5. Eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

You may also like