Fiorentina mposht Milanin, vendimtar goli i talentit të Shqipërisë

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Fiorentina U19 dhe Milan U19, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës “vjollcë”. Golin vendimtar për ekipin e Fiorentinës e realizoi kapiteni i skuadrës Eljon Toci në minutën e 48-të të fraksionit të dytë me futbollistin shqiptar që nuk e ka për herë të parë që vesh kostumin e heroit për skuadrën e tij.

19-vjeçari që është pjesë e Shqipërisë U21 në këtë sezon ka regjistruar tre paraqitje për Fiorentinën U19 duke gjetur kështu golin e parë, ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Toci ia ka dalë të grumbullohet edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, edhe pse ende nuk ka debutuar në elitën italiane. Ndërkohë, pas këtij suksesi me golin e Tocit, Fiorentina U19 ngjitet në krye të klasifikimit me 10 pikë pas katër javëve kampionat.


Top Channel

You may also like