Fiorentina gjen zëvendësuesin e Vlahovic, 14 milionë euro për brazilianin

by admin
Spread the love

Fiorentina tashmë po mendon se kush do ta zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Dusan Vlahovic. Ardhja e Piatek nuk do të jetë e vetmja lëvizje në merkato, pas largimit të serbit që duket i destinuar për Juventusin.

Drejtuesit Fiorentinës janë në fakt në bisedime të avancuara me Baselin për Arthur Cabral, një sulmues brazilian i ndjekur për më shumë se një vit. Oferta që bëri Baselin të lëkundet për 23-vjeçarin është 14 milionë euro plus 2 bonuse.

Këtë sezon Cabral ka shpërthyer me fanellën e Baselit. Mes kampionatit zviceran dhe Conference League ai ka shënuar deri tani 27 gola në 31 paraqitje.

Edhe në dy sezonet e fundit në kampionat ai ka ecur gjithmonë në kuota dyshifrore, duke shënuar respektivisht 14 dhe 18 gola. Vlerësimi i Baselit është 18 milionë euro, por propozimi i parë i Fiorentinës është konsideruar i rëndësishëm dhe vendimtar, duke bërë që pozita e klubit zviceran të lëkundet. /oversport.tv

You may also like