Finalja nisi me lajme shtatzënie dhe lot, çfarë na pret më pas?

by admin
Spread the love

Sonte po mbahet finalja e Big Brother VIP dhe emocionet kanë nisur për banorët. E para që u surprizua ishte Einxhel, e cila takoi babain e saj në dhomën e surprizave. Ai kishte ardhur me shumë vështirësi, pasi praninë në shtëpi nuk e kishte me qejf, por surpriza e emocionoi Einxhel dhe gjithë të tjerët.

Nga ana tjetër burime të ndryshme kanë zbuluar se do ketë edhe dy surpriza të mëdha. Bashkëshortja e Ilirit, Emanuela do udhëtojë drejt vendit tonë për ta pritur atë pasi të dalë. Por takimi i tyre nuk do jetë i zakonshëm. “Panorama Plus” zbulon se mes shumë surprizave është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin. Nga ana tjetër, Emily, vajza Ilirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër të atin në finalen e “Big Brother VIP” pasi është infektuar me Covid-19 dhe nuk mund të udhëtojë.

Ndërsa “kryefjala.com” zbulon se Donaldi do të shkojë në Pallatin e Kongreseve ku do të takojë nënën e tij dhe do të shijojnë të dy performancën nga këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

As Beatrix nuk i mungoi finales!/revistawho.com

You may also like