Finalja e Big Brother VIP Albania 2 (Live)

by admin
Spread the love

 

Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Aventura 136 ditore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundon sot, me fituesin i cili do të jetë njëri prej katër finalistëve.

Këngëtari Luiz Ejlli, modeli Kristi Aliaj (Dragot), prezantuesja Deamishel Hoxha dhe artistja e makijazhit Efi Dhedhes janë katër konkurrentët që luftojnë për të fituar çmimin e madh.

Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit që shkoi.

Në prezantimin e parakalimit të yjeve të Big Brother VIP Albania 2 në tapetin e kuq, gazetarët e Top Albania Radio kanë treguar shifrat e shikueshmërisë.

Sipas llogaritjeve që janë bërë nga transmetuesit dhe gjenerimet e klikimeve në rrjetet sociale, rezulton se edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania është ndjekur nga 70 për qind e shqiptarëve.

Banorët e eliminuar parakalojnë në tapetin e kuq

Në kuadër të finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është shtruar një tapet i kuq në hyrje të studiot për të gjithë personazhet VIP që kanë qenë pjesë e këtij edicioni.

Ata janë dukur elegantë dhe me shumë glamur, duke u kujdesur që të duken sa më bukur në natën e madhe finale.

Big Brother VIP Albania 2 nisi më datë 24 dhjetor 2022 dhe po përfundon sonte (e shtunë) pas me shume se 100 ditësh aventure.

You may also like