Finale historike në Australian Open – Shqip

by admin
Spread the love

Tsitsipas synon titullin e parë, Djokoviç te 22 Grand Slam

Novak Djokoviç rikthehet të bëj kampionin në Australian Open. Tenisti serb ka prekur finalen e 10-të në karrierë në shtetin e kangurëve, duke qënë protagonist absolut në fushë.

Nëntë herë fituesi i turneut bëri gjithçka mirë ndaj Tommy Paul, për ta eliminuar pastër 3-0. Në sfidën që zgjati 2 orë e 22 minuta, Djokoviç ishte mahnitës, duke respektuar pritshmëritë. Me përjashtim të setit të parë, që zgjati 1 orë e ku serbi fitoi 7-5, setet e tjera ishin thjeshtë formalitet për numrin 5 të Botës. Gjokoviç synon titullin numër 22 Grand Slam në karrierë.

Në finalen e së dielës, Djokoviç do sfidojë grekun Tsitsipas. Numri 4 në Botë luajti për 3 orë e 21 minuta përballë Khachanov, për të fituar 3-1 me sete. Tsitsipas do synojë për të fituar titullin e parë Grand Slam. 24-vjeçari humbi ndaj Djokoviç në finalen e “France Open” në vitin 2021 dhe tani ka mundësinë për tu hakmarrë për atë humbje. Për ta bërë një gjë të tillë, grekut i duhet për t’i shkaktuar humbjne e parë tenistit serb në Melbourne Park që nga viti 2018. Përveçse titullit, fituesi do të ngjitej në krye të renditjes së tenisit botëror.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like