Fillon pjesa e dytë, kuqezinjtë në kërkim të barazimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria nis eliminatoret e Euro 2024 nga Varshava, aty ku po përballet me Poloninë. Ndeshja e kombëtares kuqezi po transmetohet në Shqip 2.

Eliminatoret e Euro 2024
Grupi E

POLONI-SHQIPËRI 1-0 (Swiderski 41′)

Kronika e ndeshjes:

41′ Polonia kalon në avantazh me anë të Karol Swiderskit.

29′ Asllani e tepron me mbajtjen e topit, ia rrëmben Lewandowski. Fantastik Mihaj, i cili eviton rrezikun dhe fiton faull ndaj sulmuesit të Barcelonës.

22′ Cikalleshi karikon të majtën, grushton në trekëndësh por Szczesny.

20′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Kroson Asani, largohet topi në këndore.

14′ Tenton Zalewski nga larg, pret në dy kohë Thomas Strakosha.

7′ Presing i Uzunit dhe Cikalleshit. Sulmuesi rrëmben një top dhe futet në zonë. Mbrojtja polake largon topin.

FORMACIONI I SHQIPËRISË

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45. Sfida do të transmetohet në Shqip 2.

Mes shtyllave do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber RamadaniSokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.


Top Channel

You may also like