Fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit

by admin
Spread the love




Besimtarët e besimit islam filluan agjërimin 30-të ditor të Ramazanit herët në mëngjesin e sotëm, duke përfunduar më 1 maj.  Gjatë agjërimit, besimtarët abstenojnë nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim e tij.

Sipas fesë islame, agjërimi, i cili është një nga shtyllat e Islamit, është obligim për të gjithë besimtarët për pastrimin e tyre fizik dhe shpirtëror. Besimtarët duhet të përmbahen nga fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit të përgjithshëm njerëzor. Agjërimi është obligim fetar për çdo besimtar të rritur, mysliman të shëndoshë, por nuk është i detyrueshëm për të sëmurët, gratë shtatzëna dhe punëtorët që bëjnë punë të rënda fizike.

Pas agjërimit të Ramazanit, më 2 maj është Fitër  Bajrami, i cili festohet tre ditë. Pastaj e gjithë familja mblidhet në një tryezë festive, dhe vizitohen afërmit dhe miqtë. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik.

Dita e parë e Fitër Bajramit është festë shtetërore.


You may also like