Filipinet në gatishmëri të lartë, tajfuni i fuqishëm godet ishujt lindorë të vendit (Video)

by admin
Spread the love

Parashikuesit kanë deklaruar se tajfuni ‘Noru’ po grumbullon erëra deri në 240 km/h (150 mph), ndërsa godet ishujt Polillo dhe shkon në perëndim drejt ishullit kryesor të Luzonit.

Pritet që nga situata e krijuar mund të shkaktohet rrëshqitje dheu, përmbytje dhe stuhi të rrezikshme, duke përfshirë kryeqytetin, Manila.

Njerëzit në zonat me rrezik të lartë u është thënë të evakuohen, ndërsa shpejtësia e stuhisë ka ardhur n/ rritje.

Sipas BBC shefi i policisë kombëtare Gjeneral Rodolfo Azurin u bëri thirrje njerëzve që të zbatojnë urdhrat e evakuimit.

Në provincën Quezon, në lindje të kryeqytetit peshkatarët janë penguar të lundrojnë në det dhe ka pasur raportime për disa zona që kanë mbetur pa energji elektrike.

Fluturimet dhe shërbimet e trageteve janë anuluar, ndërsa në Luzon (ishulli më i populluar ) të gjitha orët e punës së qeverisë dhe orët e shkollës u anuluan.

Mijëra vullnetarë po monitorojnë nivelet e lumenjve, urave dhe maleve për rrëshqitje të dheut që mund të pengojnë përpjekjet e shpëtimit.


Top Channel

You may also like