Fifi sëmuret në “Big Brother VIP”, dalin pamjet kur banorët vrapojnë për ta ndihmuar – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

8:53 | 8 Tetor 2021

Në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” ka ndodhur një e papritur.

Këngëtarja e njohur shqiptare e njohur me emrin skenik Fifi, tash e disa kohë ka treguar se ajo ka probleme me stomakun, shkruan lajmi.net.

Natën e mbrëmshme ajo pati një reagim ndaj ushqimit që hëngri ku i shkaktoi shqetësim në bark.

Të gjithë banorët e “Big Brother Vip” i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

Kjo situatë u perjetua mjaft keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot. “Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”, tha Fifi.

“Nuk ke temperaturaë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”, iu përgjigj Arjola Demiri.

Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak./Shqip/

You may also like