Fifi e lumtur në lidhjen e re, kush është dielli i saj?

by admin
Spread the love

Fifi është një nga këngëtaret që ka një vëmendje të veçantë në mediat rozë.

Ajo shpesh përflitet për lidhjet e saj, e që shpesh herë edhe ka treguar se nuk ka fat në dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Para disa ditësh artistja postoi një video në InstaStory ku ishte dorë për dore me një mashkull, por duke mos zbuluar më shumë dhe brenda disa minutash video u fshi por jo aq shpejt sa mos të kapet nga “Kosovarja”.

Ndërsa, sot ajo si duket e konfirmoi se e ka gjetur diellin  e saj.

Filloreta Raçi (emri i vërtet), ka ripostuar një video ku është shfaqur në pranin e gazetarit, Butrint Pasjaqa, ku dyshja duket se kanë një shoqëri të mirë me njëri tjetrin.

Ndërsa, në mbishkrimin e videos Butrinti ka shkruar: “E ka gjet diellin tipka”, duke mos zbuluar më shumë për shoqen e ngushtë.

Si duket ai e konfirmoi se Fifi tanimë është në një lidhje dhe e lumtur por kush të jetë partneri i saj nuk dihet.

 


You may also like