Fifi dhe Monika tregojnë se gjithçka ishte lojë, banorët preken nga kjo gjë – Shqip

by admin
Spread the love

15:41 | 25 Tetor 2021

Fifi dhe Monika tash e dy ditë kanë nisur një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate mes tyre.

“Lufta” filloi vrullshëm mes tyre teksa ato aktruan edhe sikur ishin ne prag konflikti mes njëra-tjetrës.

Sot vendosën që t’i jepnin fund kësaj loje, duke i thënë banorëve të vërtetën e veprimeve të bëra. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ana tjetër, të cilët u shprehën të prekur nga fakti që ishin shqetësuar tepër për diçka që rezuktoi të ishte aktrim.

“Ju nuk talleni dot me mua. Kam dy netë që jam sëmurur prej debateve të këtyre. Nuk loz dot njeri me figurën time“, tha i prekur Sabiani.

Të njëjtin reagim pati dhe Iliri i cili tha: Ishte një teatër i ngordhur dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qesh. Herë tjetër do e kem parasysh dhe nuk do përzihem me askënd, çfarëdolloj gjëje.

You may also like