FIFA: Shqipëria në vendin e 66/ Nuk ndryshon pozicioni edhe pas rezultateve negative

by admin
Spread the love

Pavarësisht situatës jo të mirë në përfaqësuesen tonë, ku rezultatet e fundit nuk kanë qenë ato që ishin parashikuar nga stafi dhe lojtarët, në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar ditën e enjte nuk ka patur ndryshim pozicioni për ekipin kuqezi.

Në ndeshjet e fundit ë Ligës së Kombeve, skuadra kombëtare e Shqipërisë u mund në Izrael me rezultatin 2-1 dhe barazoi me Islandën në kryeqytet 1-1, rezultate këtë që jo vetëm nuk na dhanë mundësinë të kryesojmë grupin e të kalojmë në Ligën A, por na renditën në vendin e tretë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja në klasifikimin e fundit të qeverisë botërore të futbollit, FIFA, vijon të renditen në vendin numër 66, ndërkohë që përfaqësuesja e Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros në takimin e fundit të luajtur në Ligën e Kombeve.

Dardanët dolën pa pikë nga transferta me Irlandën e Veriut (2-1) përpara se të fitonin me “manita” në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i drejtuar Alain Giresse, mban pozicionin numër 107, ndërkohë që në renditjen e publikuar në ditët e fundit të gushtit renditej në vendin e 106-të.  Sa i përket kryesuesëve të këtij klasifikimi, në vendin e parë mbetet Brazili, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.

Kampionët e Europës të Italisë siguruan një biletë në “Final Four” në Ligën e Kombeve dhe këto rezultate pozitive në ndeshjet e fundit e kanë ngjitur nga vendi i shtatë në të gjashtin, duke ndërruar pozicionet me Spanjën e Luis Enriques, edhe nëse iberikët ia dolën gjithashtu të kualifikoheshin në “Final Four”.


Top Channel

You may also like