FIFA publikon ranglistën e fundit të vitit 2021, në këtë pozitë renditet Kosova

by admin
Spread the love

FIFA ka publikuar sot ranglistën të kombëtareve të fundit për vitin 2021, shkruan Insporti.com.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë ranglistë renditet në pozitën në e 111-të.

Ndërsa, pozitën e parë për vitin e katër radhazi e mban Kombëtarja e Belgjikës.

Ndeshja e fundit e “Dardanëve” për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku kosovarët barazuan me rezultatin 1:1.

Ky vit për “Dardanët” nuk ishte aspak i mirë ku edhe si pasojë e rezultateve jo të mira, shkarkuan trajnerin Bernard Challandes. Përzgjedhësi i ri do të emërohet në muajin mars të vitit 2022 sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Kosova javën e kaluar mësoi shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e takimit Qipro-Estoni. /Insporti.com/

You may also like