FIFA ndërpret këtë traditë në Katar 2022

by admin
Spread the love

Pas hedhjes së shortit për garat në grupe në Botërorin “Katar 2022”, tani më është mësuar edhe orari i dhe termin i i garave.

Për herë të parë, në ditën e parë të garave, më 21 nëntor, në program janë paraparë për t’u zhvilluar 4 ndeshje dhe nikoqiri i këtij eventi nuk do të fillojë turneun, një traditë që ishte për gjatë kohë në kampionatet e botës në futboll.

Sfidën e parë do të zhvillojnë kombëtaret e Senegalit dhe Holandës, në kuadër të Grupit A, në orën 11.00, sipas kohës evropiane.

Në orën 14.00, Anglia përballet me Iranin në kuadër të grupit B, ndërsa në orën 17.00, do të takohen Katari dhe Ekuadori.

Ndeshja e fundit është caktuar për orën 20.00, në të cilën kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të sfidojë fituesin e plej offit nga Europa, ose fituesit nga përballja në mes Uellsit dhe fituesit të sfidës Skoci/Ukrainë.

You may also like