FFK zgjedhë kompani turke për shitjen digjitale të biletave – injoron kompanitë vendore

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit të Kosovës sapo ka njoftuar që ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke ‘E-Kent’.

Kjo kompani është përgjegjëse për sistemin e biletarisë në Superligën turke të futbollit dhe basketbollit, ku pritet që të marrë në ‘dorë’ edhe Superligën e Kosovës.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, marrëveshja është në proces e sipër ku edhe pritet të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim.

Ky lajm sa do i mirë që të jetë për futbollin kosovar, nuk është i mirë për kompanitë nga Kosova.

Presidenti Ademi ka anashkaluar mundësin e marrëveshjes me ndonjë kompani nga Kosova, duke ia besuar këtë një kompanie turke.

Më parë, shitja e biletave online është bërë nga kompania ‘Alt 4’ dhe ‘Tiks.app’, por duket se tash e mas do të monitoroj kompania ‘E-Kent’.

Shumë tifozë kosovar ishin ankuar për jo korrektsinë e shitjeve të biletave për ndeshjet e mëparshme, duke aluduar që të mbyllet një marrëveshje me një kompani kosovare, por kjo nuk ka ndodhur.

You may also like