Festoi golin e minutës së fundit, trajneri egjiptian vdes nga ataku në zemër

by admin
Spread the love

Trajneri Adham El-Selhadar, i skuadrës El Magd, teksa shikonte sesi ekipi i tij shënoi dhe fitonte 1-0 në minutën e 92-të kundër El Zarqa, në një ndeshje të ligës së dytë egjiptiane, pësoi një atak në zemër gjatë festimeve.

El-Selhadar u dërgua me urgjencë në spital, por trajneri 53-vjeçar nuk arriti ta përballonte goditjen dhe humbi jetën. Pas njoftimit të vdekjes së tij, klubet kryesore të Egjiptit, Al Ahly dhe Ismaily, të cilat El Selhadar dikur i ka drejtuar, i kanë dërguar homazhe të familjes së trajnerit.

El Magd ka shpallur një periudhë zie gjashtëditore dhe ka pezulluar ndeshjen e radhës.

Përveçse ishte një trajner i famshëm, El-Sehadar gjithashtu kishte edhe një karrierë të frytshme si lojtar. Ai kishte fituar Premier League egjiptiane me Ismaily në vitet 1990 dhe gjithashtu edhe kupën e Egjiptit.

Më vonë ai do të ndërtonte një reputacion si një trajner i respektuar në vend. El Magd u ngjit në vendin e shtatë në divizionin e dytë me fitoren e të enjtes dhe tani ka 14 pikë pas nëntë ndeshjesh.

You may also like