Festivali i satirës “injekton” jetë në rrugët e Valencias, pesë ditë festimesh!

by admin
Spread the love

Për pese ditë rresh nga 15 marsi, qyteti spanjoll i Valencias shkundi nga supet monotoninë teksa hareja vërshoi rrugëve te tij me kremtimet e Fallas, një traditë që kombinon artin me satirën.

Fallas është festivali i përvitshëm i kësaj zone, i mbajtur në nder të Shën Jozefit. Pesë ditët dhe netët e tij mund të përshkruhen fare mirë si një festë rruge që nuk ndalon. Ajo përfshin procesione të shumta nga ato historiket, tek fetaret e komedia, ndërsa fishekzjarrët mbushin qiellin në çdo orë, jo vetëm natën, por edhe gjatë ditës.

 “Në Japoni kam bërë një kurs spanjishteje, dhe pashë një film për këtë festival. Isha shumë kurioze ta shikoja nga afër. Jam shumë e lumtur që e përjetova dhe vetë”, ka thënë një turiste japoneze Meina Esaka.

 “I adhuroj zbukurimet, njerëzit, rrugët e mbushura plot, është kaq interesante dhe dua ta shoh se ç`ndodh më pas, sepse është hera e parë që vij këtu”, ka thënë një turist hungarez  Tamas Hofmeister

Janë mbi 800 kukulla gjigante që përfaqësojnë personalitetet apo event të ndryshme, të cilat konkurrojnë për çmimin e strukturës më të bukur, më argëtuese e më satirike. Në fund të festivalit ato digjen si nderim për Shën Jozefin, e konsideruar mbrojtësi i komunitetit të Valencias.


Top Channel

You may also like