Festë në Romë, Francesco Totti mund të rikthehet sërish në klub

by admin
Spread the love

Kur përmend emrin e Francesco Tottit është e vështirë ta përfytyrosh italianin larg Romës. Edhe e anasjellta është e njëjta gjë, por aktualisht, legjenda e Romës nuk bën pjesë në klub. Megjithatë, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ky ribashkim është shumë pranë.

Tifozët e Romës kanë filluar të ëndërrojnë tashmë se Totti do të bëhet një drejtues sërish në klub. Gjithmonë sipas prestigjiozes italiane, ish-numri 10 dhe klubi janë duke negociuar për rikthimin e tij.

Një rol të rëndësishëm në këtë negociatë është duke luajtur edhe trajneri Jose Mourinho. Ai ka marrëdhënie shumë të mira me Tottin dhe dëshiron që ta ketë atë në klub për peshën që ai ka në Romë.

Nga ana tjetër, marrëdhënie të mira Totti ka edhe me familjen Friedkin dhe drejtorin sportiv Tiago Pinto. Më parë Totti ka qenë drejtues i Romës në kohën kur ajo ishte në pronësi të James Pallota.

Megjithatë, gjithçka përfundoi në vitin 2019 pas dorëheqjes së tij nga klubi, por kohët e fundit Totti dhe Roma mund të ribashkohen. Legjenda është rikthyer edhe në stadium për të ndjekur Romën gjatë këtij sezoni duke dhënë sinjale se ndodhet pranë klubit. /oversport.tv

Foto: Francesco Totti Facebook

You may also like