Festat e fundvitit, fishekzjarret problem i organeve të rendit

by admin
Spread the love

MPB KA SEKUESTRUAR MIJËRA MJETE PIROTEKNIKE NË DISA QYTETE

Fillimi i festave të fundvitit aktualizon shitjen në të zezë të fishekzjarrëve. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë në aksione të vazhdueshme për shitësit që ilegalisht i shtrinë në treg. Zëdhënësi Toni Angellovski thotë se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e gjitha mjeteve të cilat janë të jashtligjëshme për tu shitur dhe përdorur.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa intensive për të parandaluar përdorimin e mjeteve piroteknike, drejtuar edhe tek personat të cilët i shesin ato. Mbrëmë kemi pasur aksion në Bit Pazar ku mbi 2600 mjete piroteknike janë sekuestruar, në Manastir janë sekuestruar rreth 7.000 mjete piroteknike, kemi aksione të përhershme të këtilla për të parandaluar shpërndarjen e paligjëshme”, tha Toni Angellovski.

Për të parandaluar blerjen e mjeteve piroteknike, nga të cilat çdo vit lëndohet numër i madh qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar një sërë fushatash për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos i blejnë dhe mos i përdorin ato.

“Së bashku me Kliniken për Kirurigji Plastike kemi marrë masa parandaluese. Po ashtu edhe me kryqin e kuq kemi bërë aksione ku kemi vizituar shkolla për arsyeje se përdorues të këtyre mjeteve janë mosha më e vogël. Andaj apelojmë deri tek ato që të mos përdorin këto mjete, duke ua treguar edhe pasojat që vijnë nga ata”, tha Angellovski.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, rikujtojnë se për shitësit dhe përdoruesit e mjeteve piroteknike ka edhe dënime, të cilat fillojnë nga 3.000 denarë, por mund të arrijnë edhe me dënime me burg./KlanMacedonia

You may also like