Fermerët ‘përshtaten’ për të mbrojtur kafshët nga vala e të nxehtit në veri të Francës (fotot)

by admin
Spread the love

Teksa temperaturat i afrohen 35 gradëve, Lidia shqetësohet se rreth 60 lopët e saj do të kenë probleme në sezonin e lindjeve.

Fermerja nga Bretanja në veriperëndim të Francës ka improvizuar pikuese uji mbi qafën e trupin e kafshëve, të cilat i ka devijuar nga ujitëset e fushave drejt fermës së derrave.

“Zakonisht ata janë më shumë aktivë, por tani nga i nxehti janë shumë të qetë. Kur unë hyj këtu ata vijnë të gjithë drejt meje”, thotë fermerja.

“Njerëzit djersisin, sekretojnë, por derrat jo, kur eshtë nxehtë ata kthehen në një tenxhere me presion, frymëmarrja i vështirësohet dhe ka rrezik arresti kardiak.

“Qëllimi është të mbajmë temperaturën sa më të ulët në mëngjes që ndërtesa të marrë nxehtësinë pasdite”.

“Kemi vendosur një sistem pikuesesh mbi kafshët, pika bien në qafën e tyre dhe i freskojnë. Sot e nesër kemi spërkatëse dhe në çatinë ë stallës, për ta freskuar”, shton ajo.