Ferlan Mendy te Juventus? Menaxheri i mbyll derën dhe bën dy sugjerime

by admin
Spread the love

Ferland Mendy është një objektiv i paarritshëm për Juventusin dhe këtë e thotë hapur menaxheri i mbrojtësi të majtë, Yvan Le Mee.

Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për Tuttosport dhe i pyetur për Mendy ka deklaruar: “Juventusi ishte i interesuar që në kohën kur ishte te Lyon.

Më pas Real Madrid e bleu atë për 50 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të privojë veten nga shërbimet e Mendy”.

Menaxheri i mbrojtësit më pas bëri edhe dy sugjerime për Juventusin: “Sytë duhet mbajtur te Jorginho, që mund të bëhet një opsion duke pasur parasysh situatën e Chelsea.

Goditja më e mirë për Juventusin do të ishte Tchouameni. Ai është një fenomen dhe për këtë arsye Monaco nuk do të bëjë ulje për kartonin e tij”. / oversport.tv

You may also like