Ferizaj: Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një 16-vjeçare

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj gjatë ditës së marte.

22-vjeçari me inicialet E.J, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur të moshës 16-vjeçare.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja kishte ndodhur në shkollën ekonomike të këtij qyteti.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Por, si ka ndodhur rasti?

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Organet e rendit bëjnë me dije se i dyshuari i ka kërkuar viktimës që të dal nga shkolla të shkoj tek salla e sportit në afërsi të shkollës.

E njëjta ka shkuar së bashku me të ku i dyshuari pa dëshirën e saj ka sulmuar seksualisht viktimën.

Policia thekson se derisa e mitura ka qenë duke u larguar i njëjti me shuplakë ka goditur në fytyrë viktimën.

“Viktima nga muaji korrik është kërcënuar dhe shantazhar nga i dyshuari se nëse nuk del me te dyshuarin i njëjti do ti postoj fotot e saja zhveshur te cilat kjo ia kishte dërgua . Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorin kujdestarë , cili autorizoi që SRH të merret me rastin dhe rasti të cilësohet “ Sulmi seksual” dhe i dyshuari me vendim te prokurorit të dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, njofton Klankosova.tv

You may also like