Ferencvarosi e konfirmon largimin e Uzunit, shkruan fjalë zemre: Luftëtar që nuk e njeh të pamundurë

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni do të jetë pjesë e Granadas në Spanjë dhe lajmin e ka zyrtarizimi vet skuadra e Ferencvarosit, që përcolli sulmuesin shqiptar me fjalë zemre me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram, përcjell Insporti.

Pas dy viteve në Budapest, Uzuni largohet me një titull kampion të fituar, debutim në fazën e grupeve të Champions Leagues dhe debutim në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Gjithashtu Uzuni është shpallur edhe lojtari i vitit në kampionatin hungarez, ku me golat dhe paraqitjet e tij ka fituar zemrat e shumë tifozëve.

“Me dëshirën e tij të vazhdueshme për të fituar, lëvizjet e tij të shumta të bukura dhe mentalitetin e tij të pamposhtur, ai rrëmbeu veten në zemrat e Ferences. Pas dy vitesh, një titull kampion hungarez dhe një raund të grupeve CL dhe UEL, Myrto Uzuni është konfirmuar për liderin spanjoll Granada. Me ekipin nga jugu i Spanjës, ata tashmë mund të përgatiten për ndeshjen e La Ligës kundër Real Madridit këtë fundjavë, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabéu. Faleminderit të gjithëve Myrto, të urojmë shumë suksese në fazën tjetër të karrierës!”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Ferencvarosit.

You may also like