Ferdinand Xhaferri: Rama ishte në siklet sot në sallën e Parlamentit

by admin
Spread the love

Ferdinand Xhaferri, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë së PD komentoi përplasjen në parlament mes kryeministrit Edi Rama me kreun e PD Lulzim Basha. Xhaferri u shpreh se Basha u përpoq të qëndrojë mbi argumente, ndërkohë që Rama sipas tij ishte në siklet.

“Unë isha sot në sallën e Parlamentit. Mendoj se ishte fillimi i një debati anglo-sakson ku lideri i maxhorancës përplaset me atë të opozitës. Basha u përpoq të qëndronte mbi argumente për problemet e vendit kurse Rama vazhdonte të lunate me stilin e tij duke i thënë foltorja, kopja, origjinali, por Rama ishte në siklet. Dikur kemi diskutuar se Nanos i duhet Berisha, kemi thënë se Ramës i duhet Berisha, por unë sot Ramën e pashë në siklet. Berisha Nano janë lidera historikë, por nuk janë ato të vetmit, por unë do thoja që Basha është lider që i duhej PD, Berishës i duhej, ka dhe ai në hipotekën e tij disa arritje. Në të gjitha ato që do themi janë konsiderata politike por që nuk hedhin poshtë konsideratën për Berishën. Në zgjedhjet e 2021 PD nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar dhe ne e kishim të vështirë të fitonim zgjedhjet”, tha Xhaferri në MCN TV.

You may also like