Fëmija dy vjeçar me kovid dhe sëmundje tjera shoqëruese ka vdekur në Klinikën për fëmijë

by admin
Spread the love

Një fëmijë i moshës dy vjeçare nga Resnja, fillimisht i hospitalizuar në Manastir, dhe më pas në Shkup, ka humbur jetën këtë mbrëmje në Klinikën për fëmijë me Kovid-19, shkruan Slloboden Peçat, duke u thirrur në burime të saja brenda spitalit.
Vdekja ka ndodhur në Qendrën Emergjente të Klinikës për fëmijë, ndërsa fëmija është pranuar në orën 7:00 të mëngjesit.
Sipas drejtoreshës së Klinikës, Stojka Naceva Fushtuq, kovidi nuk është arsyja për vdekjen, edhe pse testi i shpejt për kovid ka qenë pozitiv tek fëmija dhe negativ tek nëna.
“Fëmija nuk ka histori mjekësore tek ne ngase familja jeton në Gjermani. Nga të dhënat që i morëm ka pasqyrë të rëndë prej më herët, hipertensioni pulmonar, trakeomalacia, defekti i zemrës së operuar, vonesa në zhvillimin motorik. Kovidi nuk është sigurt arsyeja për vdekjen”, ka thënë drejtoresha për Sloboden Peçat.
Sipas informacioneve nga të punësuar tjerë në klinikën, fëmija ka patur frymëmarrje shumë të rënduar gjatë momentit të pranimit. /SHENJA/

MARKETING




You may also like