Fatos Klosi lëshon deklaratën e fortë, tregon ç’do ndodhë me Partinë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Filozofia e Berishës është se gjërat bëhen në rrugë”, kështu u shpreh ish kreu i SHIK, Fatos Klosi teksa po komentonte situatën aktuale në Partinë Demokratike. Më tej Klosi tha se ish-kreu i PD, Berisha po tregon forcën, pasi nuk ka rrugë tjetër.

“PD do të ndahet, diskutimi është kush mban emrin”, tha ndër të tjera Klosi.

“Problemi nuk shtrohet për ndërtesën. Problemi është shumë më i ngatërruar. Të tërë e kemi thënë që do përfundojë në gjyqe, në gjyqe që nuk do mbarojnë kurrë. Berisha si duket e paska akoma filozofinë se gjërat bëhen në rrugë. Unë përmenda shembullin që kam më të freskët. Ai s’ka rrugë tjetër, kështu që po provon këtë rrugë force. Do vazhdojnë shumë kohë dhe detyrimisht ajo parti do ndahet në dy parti dhe me sa duket problemi është i emrit“, u shpreh Klosi.

You may also like