“Fatkeqësisht, femrat pa fëmijë shihen si femra jo të plotësuara”. Thënie nga Fiorella Mannoia

by admin
Spread the love

“Atëherë kur unë doja, Zoti nuk më dha fëmijë. Nuk bëra asnjë përpjekje për të bërë një të tillë, nuk ndoqa asnjë kurë hormonale, thjesht e pranova këtë fakt si një shenjë të fatit. I kujtoj ende fjalët e gjinekologut tim: “Nuk mund të kemi çdo gjë që duam në këtë jetë”. Në atë moment u ndjeva keq, më pas e kuptova se kishte të drejtë. Kështu që iu përkushtova më tepër punës sime. Nuk jam penduar, edhe pse fatkeqësisht, femrat pa fëmijë shihen në ditët e sotme, si femra jo të plotësuara”.

“Jam mikeshë e femrave. Nuk kam ndjerë asnjëherë konkurrencë apo armiqësi, por sens bashkëpunimi. Ama disa femra më pëlqejnë më tepër dhe disa të tjera jo”.

“Duhet ta heqim nga mendja idenë sikur jemi kryqi i kuq. Nuk jemi këtu për të shpëtuar askënd. Disa meshkuj nuk ndryshojnë. Habitem me disa femra të reja që thonë: “Nuk vij se nuk do i dashuri im”, dhe këtë gjë e thonë sikur kjo xhelozi të ishte shenjë dashurie. Duhet të ndryshojë ky mentalitet”.

“Vetëm tre nga dhjetë femra i denoncojnë rastet e dhunës. Nuk ndihen të kërcënuara këto femra? Nuk besojnë apo nuk ka ndëshkime? Unë mendoj se duhet të ekzistojë një aplikacion denoncimi, ku nëse një femër e denoncon një mashkull dhe ai i afrohet, ai duhet të arrestohet menjëherë”.

“Një femër e dorëzuar nuk është një shembull i mirë për t’u ndjekur, as për meshkujt dhe as për femrat”.

“Feminizmi nuk është kundër meshkujve, ndoshta ka nisur kështu në fillim. Për mua feminizmi do të thotë barazi në paga, në të drejta, në vendime. Jemi qenie njerëzore të njëjta, femrat duhet të fitojnë po aq të ardhura sa meshkujt”.

“Unë dua të njihem për atë çfarë di të bëj, për aftësitë e mia”.

“Unë e kam thënë gjithmonë se pleqëria nuk ekziston. Trupi plaket, është diçka normale, por nëse je kurioze, nëse do të kuptosh se ku po shkon bota, mosha nuk ka rëndësi”.

“Ekzistonte një periudhë kur ndihesha mirë e vetme. Pastaj takova personin që kam pranë, asnjë nga të dy nuk besonte tek dashuria me shikim të parë, por u dashuruam në këtë mënyrë. Jemi bashkë prej 15 vitesh. Nuk e kam vrarë asnjëherë mendjen për çfarë thonë njerëzit”.

You may also like