“Fantashkencë” nga Italia, si Antonio Conte mund të rikthehet te Juventusi

by admin
Spread the love

Juventusi mund të pësojë ndryshimë të mëdha. John Elkan mendon të prekë çdo hallkë, madje edhe emra si Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved mund të largohen nga klubi.

Në hyrje duket Alex Del Piero, ndërkohë që mund të ketë ndryshime edhe në aspektin teknik. Së fundmi ka një skenar për rikthimin e Antonio Contes si trajner.

Që kjo të ndodhë, duhet që Max Allegri të joshet për të marrë drejtimin e PSG. Për këtë duhet që fillimisht të largohet Mauricio Pochettino.

Conte, me një ndryshim të presidencës nga ana tjetër mund të pranojë propozimin e Juventusit. Raporti i tij me Andrea Agnelli nuk është i mirë dhe me të në krye të klubit ka pas shanse për ribashkim. / oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like