Familje e skandaleve: Babai i Wandës ndahet nga nëna e saj, nis lidhje me një femër 28 vjet më të re

by admin
Spread the love

Familja Nara nuk bën dot pa ndonjë skandal.

Pasi Wanda dhe Mauro Icardi u pajtuan, një tjetër familjar i saj u gjend në qendër të vëmendjes.

Po flasim për Andres, babain e Wandës dhe Zarës.

Ai u nda nga Nora Colossimo, nëna e Wandës me të cilën ishte i martuar prej kohësh dhe ka gjetur një të dashur më të re.

Ajo quhet Debbie Jimenez dhe është 28 vjet më e re se Andres, pra është vetëm dy vjet më e madhe se Wanda.

Andres ka postuar disa fotografi me të dashurën e tij të re në rrjetet sociale.

Pyetja e vetme është se si Wanda dhe motra e saj, Zara do ta pranojnë faktin se babai i tyre të jetë në një lidhje me një femër kaq të re.

You may also like