Familja e këngëtares na kërkonte…

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi dhe reperi i mirënjohur Noizy kanë bashkëpunuar para disa vitesh bashkë në disa projekte muzikore që mund të konsiderohen si shumë të suksesshme. Mirëpo, edhe pse gjithçka dukej mirë në sytë e publikut, duket se jo të gjitha gjërat kanë shkuar mirë mes tyre.

E nëse nuk keni informacion, Eni Koçi dhe Noizy kanë pasur një sherr me njëri-tjetrin dhe arsyeja ka qenë… lekët. E këtë gjë e ka zbuluar Aldor Nini, i cili është CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, që është kthyer një nga personazhet kryesorë të ekranev ditët e fundit.

Nini rrëfeu në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun në RTV Ora se familja e këngëtares ka kërkuar që fitimet t’i merrte Eni Koçi dhe jo Noizy. Mirëpo, sipas tij, kontrata nuk thonte kështu, pasi dyshja kishin rënë dakord ndryshe e për këtë arsye ata i jaë drejtuar gjykatës.

“Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga ‘Je Gjithçka’. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe. Gjithçka ishte me kontratë.

Presioni nëpërmjet policisë erdhi nga familja e Enit. Ata na kërkonin që t`i paguanim Enit të gjitha të ardhurat, dhe mos t`i jepnim Noizyt pjesën e tij” – u shpreh Aldor Nini në ‘Glamour Zone’ me moderatoren Ester Bylyku.

You may also like