Familja Dudushi çel sezonin e plazhit

by admin
Spread the love

Ditëlindja e këtij viti e gjeti Bietën në jug, aty ku shijoi diellin së bashku me Kroin dhe Albanin duke shijuar dhe jodin e detit. Dhe jo vetëm duke e parë, por me një video moderatorja ka treguar se kanë shijuar dhe notin e parë për këtë vit.

“09.04.2022 Familja Dudushi çel sezonin e plazhit”, ka shkruar Bieta krah videos ku duket duke notuar.

Kroi është kujdesur t’i krijojë mamit një zemër me numrin 37 brenda e duket se temperaturat jo fort të larta nuk i kanë penguar aspak të shijojnë jugun plot diell.

Kujtojmë se Sulo ka treguar se e ka vizituar detin deri në muajt tetor- nëntor duke u ndarë me vështirësi gjithmonë prej tij./revistawho.com

You may also like