Falimenton Spanja, Maroku e mposht me penallti dhe shkon në çerekfinale

by admin
Spread the love

Vazhdojnë surprizat në Botërorin e Katarit dhe këtë herë vjen nga ekipi i Marokut që shkon në çerekfinale pasi mposht me penallti Spanjën. Koha e rregullt dhe shtesat përfundojnë në barazim pa gola, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë tregohen më të qartë Marokenët. Spanja nuk arrin dot të realizojë asnjë 11-metërsh, ndërsa në fund mbyllet 3-0 për Marokun.

Koha e rregullt e takimit nuk prodhon shumë raste të rrezikshme edhe pse ekipet japin disa sinjale në start. Fillimisht është Hakimi me një goditje dënimi, e më pas Spanja me Asension dhe Ferran Torres, por pa sukses. Në fund pjesa e parë mbyllet vetëm me një goditje drejt kuadratit dhe ajo vjen nga ekipi i Marokut, ndërsa Spanja nuk lëshon dot asnjë rrezik serioz brenda katërkëndorit të mbrojtur nga Bono.

Në pjesën e dytë, Spanja ka më shumë iniciativë, por sërish mungon qartësia përpara portës. E njëjta situatë edhe për Marokun dhe koha e rregullt mbyllet me barazim pa gola. Panorama është e njëjtë edhe në kohën shtesë ku lodhja bën punën e saj dhe ekipet nuk shfaqin rrezikshmëri të madhe në portën kundërshtare.

Për këtë arsye lind nevoja për “ruletën ruse” të futbollit dhe ekipet duhet të godasin penalltitë për të caktuar ekipin e radhës që do të kalojë në çerekfinale. Nga pika e bardhë tregohen më të qartë  marokenët që realizojnë 3 nga katër penalltitë e goditura. Nga ana tjetër asnjë penallti e realizuar nga Spanjollët që e mbyllin me një eliminim surprizë aventurën e tyre në Katar. Në çerekfinale Maroku pret fituesin e sfidës midis Portugalisë dhe Zvicrës. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like