“Falënderoj Zotin që nuk e mori nga ne”

by admin
Spread the love

Deputetja dhe aktorja kosovare Adriana Matoshi, prej dy javësh na njoftoi se i është rikthyer tumori në kokë ,që e kishte kaluar 9 vite më parë.

Javën e kaluar ajo i është nënshtruar një operacioni për ta larguar tumorin nga koka të cilin e kaloi me sukses.

Derisa fati ishte në anën e astistes operacioni kaloi me sukses dhe në nder të saj u organizua marsh në sheshin e Prishtinës, “Ecim për Adrianën”.

I dashuri i saj, futbollisti afrikano-belg, Keith Groeneveld, në një instervist për “Prive”, ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.

“Sinqerisht nuk e di as sot se si e mora lajmin. E di që isha i dërrmuar nga lajmi. Nuk e dija çka të mendoja apo bëja por vetëm falënderoja Zotin që operacioni shkoi siç duhet”.

Futbollisti shtoi se është njeri mjaft relegjioz dhe se besimi në Zot e ndihmoi ta kalonte këtë situatë.

“Kujtoj reagimin tim. Nuk kisha emocione por se dija çka. Lutesha, i kërkoja të tjerëve të luteshin. Por në fund të ditës, nëse është vullneti i Zotit që të vdesë është vullneti i Zotit. Kush jemi ne të themi diçka kundër. Kjo e bënte më të vështirë se që ishte dhe nuk më ndihmoi. Falënderoj Zotin që s’e mori nga ne”, tha Keith.

Deputetja Matoshi disa ditë pasi mori veten i falënderoi përzemërsisht të gjithë ata që iu gjendën në këtë periudhë të vështirë, duke e çmuar pafund mbështetjen e madhe që njerëzit i dhanë, duke thënë se u rikthye nga vdekja.


You may also like