“Faleminderit Zotit”, Loredana konfirmon lidhjen me futbollistin Karim Adeyemi

by admin
Spread the love

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi po shijon lidhjen me futbollistin Karim Adeyemi.

Dyshja pak ditë pasi u përfolën për një lidhje të mundshme mes tyre, e konfirmuan përmes disa fotografive në Instagram.

“Faleminderit Zotit”, kanë shkruar dyshja krahas fotografive.

Loredana ishte e martuar me reperin kosovar Mozzik, dhe me të ka një vajzë 4-vjeçare, që quhet hana. Në verën e vitit 2022 ata e konfirmuan për herë të dytë ndarjen.

Ndryshe, i dashuri i Loredanës, Karim Adeyemi vitin e kaluar u transferua te Dortmundi nga RB Salzburgu. Ai është reprezentuesi i Gjermanisë./21Media

You may also like