Faleminderit nga zemra plot dhimbje

by admin
Spread the love

Këngëtarja  e njohur shqiptare, Elsa Lila, është rikthyer të jetë shumë aktive, që në momentin që ri-hapi profilin e saj në rrjetin social “Instagram”. Ditën e sotme, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja per lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë.

Ndërkohë, Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja shqiptare i falenderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje për të.

“’Qan lulja për lulen’, live në një koncert timin në Romë! Faleminderit nga zemra plot dhimbje qe më keni dhënë mbështetje dhe dashuri!!!

Kjo është një këngë tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”, ka shkruar Elsa krahas videos së publikuar.

You may also like