Faji “jetim” për 10 jetëmarrje “pa dashje” në Kabul – Shqip

by admin
Spread the love

Asnjë nga trupat amerikane të përfshira në sulmin me dron në Kabul, kur 10 civilë u vranë në fund të gushtit, nuk do të përballet me ndonjë dënim, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin miratoi rekomandimet e dy komandantëve të përgjithshëm, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit.

Pentagoni pranoi në shtator se sulmi i fundit amerikan me dron, përpara se trupat amerikane të tërhiqeshin nga Afganistani më 30 gusht, ishte një gabim tragjik që vrau civilë, përfshirë shtatë fëmijë, pasi fillimisht u tha se ishte e nevojshme të parandalohej një sulm i ISIS.

Një hetim i nivelit të lartë për sulmin nuk gjeti shkelje të ligjit, por nuk i liroi plotësisht të përfshirët, duke thënë se ishte “punë e komandantit”.

Austin la fjalën e fundit për një qortim ose ndëshkim të mundshëm që do të jepej nga dy komandantë të rangut të lartë, gjeneralët Frank McKenzie dhe Richard Clark.

Të dy gjeneralët kanë përcaktuar se nuk ka arsye për të ndëshkuar ushtrinë e përfshirë në këtë “episod”, tha një zyrtar i Pentagonit, i cili këmbënguli të mbetet anonim. /tesheshi.com/

You may also like