Fair Play Financiar: UEFA gjobit Juventusin, Interin, Milanin dhe Romën

by admin
Spread the love

UEFA ka gjobitur 8 klube europiane sepse nuk kanë përmbushur objektivat e kërkuara për periudhën 2018-2022, duke shkelur kështu normat e “Fair Play”-it financiar. Juventus, Inter, Milan dhe Roma janë 4 skuadrat e Serie A, ndërsa në listë janë edhe Monaco, Beskitas, Olympique Marseille dhe PSG.

Të gjitha klubet duhet të paguajnë një gjobë dhe duhet të respektojnë një plan për të rregulluar bilancet në një periudhë kohe të përcaktuar: në 3 vite Milani dhe Juventusi dhe për 4 vite Roma dhe Inter.

Roma është gjobitur me 5 milionë euro, Interi me 4 milionë, Juventusi me 3.5 milionë, ndërsa Milani me 2 milionë euro. Bilancet duhen rregulluar sa më shpejt që të jetë e mundur, është ky objektivi i radhës për të katërt klubet. / Oversport.tv

Foto: uefa.com

You may also like