Fair Play Financiar, UEFA gati të dënojë Juventusin, Interin dhe Romën

by admin
Spread the love

UEFA rikthehet të dënojë klubet për moszbatimin e rregullave të Fair Play financiar. Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “The Times”, pritet të dënohen edhe tre ekipe nga Serie A, të cilat janë Juventusi, Interi dhe Roma.

Sipas të njëjtit burim sanksionet për klubet e dënuara që në total janë 20, do të vendosen muajin e ardhshëm. Interi dhe Roma rrezikojnë kështu të kenë sanksione lidhur me merkaton dhe numrin e lojtarëve në listën UEFA, përveç gjobës.

The Times raporton se në Francë, PSG dhe Marseille pritet të gjobiten për shkak se kanë thyer rregullat. Pjesë e klubeve që janë në pritje të sanksioneve janë gjithashtu edhe Arsenal dhe Barcelona. /oversport.tv

You may also like