Fadil Cana ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, në rast të hyrjes së ASH-së në Qeveri? – Shqip

by admin
Spread the love

Infektologu Fadil Cana është kandidati i mundshëm si ministër i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët në rast të kyçjes në Qeveri, informon Klan M.

Në pyetjen e Klan Maqedoni drejtuar Fadil Canës se a është e mundur që të jetë ministër i ardhshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, ai u përgjigj shkurt se këtë duhet ta vendosin organet e partisë.

”Për atë se a do të jem ministër i ardhshëm i Shëndetësisë do të vendosin organet e partisë” – tha Fadil Cana.

Ndryshe, ASH-ja të shtunën gjatë Kuvendit të kryesisë Qendrore ka vendosur që të formojë komision për bisedime për hyrje në Qeveri. /KlanMacedonia/

You may also like