FA Cup: Southamptoni kualifikohet tutje në kohën shtesë – Broja luan 78 minuta

by admin
Spread the love

Skuadra e Southamptonit arriti të kualifikohet me shumë vështirësi në raundin e 1/16-va të FA Cup, njofton Insporti.

Southampton mposhti me rezultat 2-3 në kohën shtesë Swansea-n në ndeshjen e luajtur në Cardiff.

Ekipi i Brojës nga minuta 30-të luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Valery me karton të kuq.

Autogoli i Bednarek (95’) kaloi në epërsi skuadrën uellsiane, por futbollistët e Southamptonit reaguan me dy gola të shpejtë të shënuar nga lyounoussi (96’) dhe Long (102’), duke fituar në fund 2-3.

Për Southampton për 78 minuta u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

/Insporti

You may also like