FA Cup/Chelsea rikthehet në aksion, ndeshja më interesante ajo mes Leicester dhe Watford

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Swindon dhe Manchester City, në të cilën triumfoi kampioni anglez me rezultat 4:1, FA Cup vazhdon edhe sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të tretë, respektivisht fazës së 1/32-ës.

Kampioni evropian Chelsea rikthehet sot në aksion, ku me fillim nga ora 18:30 pret në shtëpi skuadrën e Chesterfield,

Ndërkaq, ndeshja më interesante e ditës së sotme do të jetë mes dy skuadrave të Premier Ligës angleze, ku Leicester pret në shtëpi Watfordin, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 16:00.

Disa nga ndeshjet më interesante të programit të sotëm të FA Cup i gjeni më poshtë.

16:00 Leicester City – Watford

16:00 Newcastle United – Cambridge United

16:00 West Brom – Brighton

18:30 Chelsea – Chesterfield

18:30 Hull City – Everton

18:30 Swansea – Southampton

You may also like