F1 – Meksika, stacioni i radhës

by admin
Spread the love

MEKSIKO, 28 tetor /ATSH-AA/ – Meksika do të presë garën e 20-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Xhirot për Çmimin e Madh të Meksikës do të fillojnë nesër në orën 22:00 në pistën 4.3 kilometra Hermanos Rodriguez në kryeqytetin Meksiko. Ndërsa gara me 71 xhiro do të fillojë të dielën më 30 tetor në të njëjtën orë.

Këtë sezon, Max Verstappen (Red Bull) ka fituar 13 gara, Charles Leclerc (Ferrari) 3, Sergio Perez (Red Bull) 2 dhe Carlos Sainz nga Ferrari një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 391 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 267

3. Sergio Perez (Meksikë): 265

4. George Russell (Britani e Madhe): 218

5. Carlos Sainz (Spanjë): 202

– Ekipet

1. Red Bull: 656

2. Ferrari: 469

3. Mercedes: 416

4. Alpine: 144

5. McLaren: 138    /os/

The post F1 – Meksika, stacioni i radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like