Ezani, një “fitore historike” e muslimanëve në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Minneapolis është bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që lejon që të pesë thirrjet muslimane për lutje, ndryshe ezani, të përçohen me altoparlantë.

Këshilli i qytetit të Minneapolis të enjten mbrëma votoi unanimisht 12-0 për të lejuar që thirrja e ezanit të përçohej nga xhamitë, pavarësisht rregullave ekzistuese të zhurmës.

Grupi mbrojtës i muslimanëve, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) në Minesota e quajti vendimin “një fitore historike për lirinë fetare dhe pluralizmin”.

“Falënderojmë anëtarët e Këshillit të Qytetit të Minneapolis për dhënien e këtij shembulli të madh dhe u bëjmë thirrje qyteteve të tjera të ndjekin këtë shembull”, tha drejtori i CAIR Jaylani Hussein.

Minneapolis vitin e kaluar kufizoi kohën kur mund të përçohet ezani dhe volumin në të cilin mund të thirret.

Kryebashkiaku Jacob Frey pritet të nënshkruajë projektligjin brenda një jave. /tesheshi.com/

You may also like